Granit Xhaka pritet t’i bashkohet së shpejti Romës

Granit Xhaka pritet t’i bashkohet së shpejti Romës

Granit Xhaka pritet t’i bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës së Romës në kampin e tyre stërvitor në Portugali javën e ardhshme, raportojnë mediat në Itali pasi mësohet se Roma është e bindur se do ta transferojnë mesfushorin, transmeton Insajderi.

Skuadra italiane do të marrin pjesë në një kamp stërvitor në Portugalinë jugore, dhe sipas “Sky Italia”, Xhaka do të bashkohet me skuadrën e tij të re.

Marrëveshjet personale mes dy palëve tashmë janë arritur, derisa Murinho dëshiron që sa më shpejtë ta ketë pjesë të ekipit.

Kjo do t’i jap fund periudhës së tij pesë-vjeçare në klubin nga Londra, kur ai ka arritur të shënoi 13 gola në 200 paraqitje garuese për ta.

Së fundmi “Gunners” arritën të transferojnë Sambi Lokonga, i cili i ka hapur derën Xhakës të largohet nga klubi./Insajderi.com