Grasso: Policia e Kosovës ka reaguar në mënyrë legjitime ndaj dhunës

Zëdhënësi i misionit të KFOR-it Vnicenzo Grasso ka deklaruar se intervenimi i paradokohshëm i Policisë së Kosovë në komunat në veri të Kosovë ishte operacion legjitim i Policisë së Kosovë e cila ka reaguar në veprimet e dhunshme.

Grasso: Policia e Kosovës ka reaguar në mënyrë legjitime ndaj dhunës

Grasso ka deklaruar për gazetën serbe “Politika” se aksioni i policisë më 28 maj nuk ka lidhje me përkatësinë kombëtare të askujt.

“Është qëlluar në policinë e rregullt pasi ishte bllokuar rruga që qon në Zubin Potok, dhe një polic është plagosur. Qëllimi në policinë dhe pengimi  i aksionit të tyre është në kundërshtim me ligjin. Intervenimi i njësisë speciale të Policisë së Kosovës ishte vetëm reagim në këto veprime dhune”, ka deklaruar zëdhënësi i KFOR-it.

Duke komentuar “paralajmërimet” e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq se Prishtina po bëhet gati ta “merr” Trepçën dhe “aksionet e reja në veri të Kosovës”, Grasso ka deklaruar se KFOR kurrë nuk ka marrë informata të tilla, si dhe që ai nuk i komenton spekulimet dhe informatat të pabaza./Insajderi.com.