Ngjarja më e madhe e cila i dedikohet sektorit të gjelbër në Kosovë do të mbahet me datat 30-31 Tetor, në sallën “1 Tetori”.
Festivali i Gjelbër ka për qëllim kryesor rritjen e tregjeve dhe promovimin e bizneseve në fushën e energjisë solare, atë eficiente dhe të riciklimit. Mbi 40 kompani vendore do të prezantojnë produktet e tyre, ku këtë vit risi do të jetë prezantimi i kompanive ndërtuese me projekte dhe ide inovative të lagjeve moderne që promovojnë jetesën eficiente ‘Green’.
Pjesë e këtij festivali janë, pavijoni i gjelbër, aktivitetet paralele dhe forumet e gjelbra ku ekpertë ndërkombëtarë dhe vendor do të diskutojnë trendet më të fundit në fushën e ekonomisë së gjelbër.
Edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër do të fokusohet në:
✔️ Teknologjinë e gjelbër dhe inovative
✔️ Energjinë e rinovueshme
✔️ Urbanizimin e qëndrueshëm, ndërtimin dhe dizajnin
✔️ Mbrojtjen e ambientit