I deleguari Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka përkrahur Isa Mustafën në qëndrimin e tij se të hënën duhet të hiqet plotësisht tarifa ndaj produkteve serbe.
Ka thënë se Isa Mustafa është lideri i guximshëm ndërsa heqjen e tarifës e ka quajtur një fillim të mrekullueshëm.
“Një fill shumë i mirë. Isa Mustafa është lider guximtar. Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mrekullueshëm shumë më shumë përparim – dhe do të lëvizte shpejt. Por, zhvillimi ekonomik nuk mund të cohet përpara derisa të largohen tarifat”, ka shkruar Grenell në Twitter.
