Ekonomia prinë

Grenell flet për takimin e 27 qershorit: Po hapim derën e zhvillimit

Grenell i interesuar që t’i fokusojë bisedime në rrafshin ekonomik.

Grenell flet për takimin e 27 qershorit: Po hapim derën e zhvillimit

Takimi i 27 qershorit në Uashington është një mundësi e madhe dhe e hapë derën e zhvillimit dhe investimeve për Kosovën e Serbinë ka thënë emisiari amerikan për dialogun, Richard Grenell, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, njofton Insajderi.

Grenell edhe më parë ka folur rreth zhvillimit ekonomik të rajonit të Ballkanit në përgjithësi dhe e ka bërë me dije se është i interesuar të bisedojë kryesisht për tema të tillë.

Ai ka qenë i zëshëm që të hiqet tarifa prej 100 për qind, pikërisht sepse e shihte si pengesë të avancimit në rrafshin ekonomik.

Sa i përket takimit në Uashington, temat e bisedimeve ende nuk janë bërë krejtësisht të qarta, por gjuha e Grenell lë të kuptohet se dy vendeve do t’u prezantohet ndonjë mundësi për të përfituar ekonomikisht./Insajderi.com