Grenell – ish-zëdhënësit të Clintonit: Administrata Trump do të vazhdojë ta ketë Kosovën dhe Serbinë top prioritet

Grenell – ish-zëdhënësit të Clintonit: Administrata Trump do të vazhdojë ta ketë Kosovën dhe Serbinë top prioritet

Emisari Special i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratës së Joe Lockhart, ish-zëdhënësit të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, rreth marrëveshjes që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë midis dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Insajderi.

Me anë të një replike në Twitter, ndaj statusit të Grenell, Lockhart kritikoi mediat amerikane që nuk kishin raportuar shumë për marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator.

“Kjo sepse të gjithë ju kani keqinterpretuar dhe askush nuk ju beson”, ka shkruar Lockhart në Twitter.

Pas kësaj Grenell i reagon atij duke i thënë se qartazi dëshiron konfikt të vazhdueshëm.

“Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i Bill Klinton është i mërzitur që Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapat e normalizimit ekonomik”.

“Ai qartazi dëshiron konflikt të vazhdueshëm”.

“Pse ata kaq gjatë u injoruan nga Washingtoni?”.

” Administrata Trump do të vazhdojë ta ketë Serbinë dhe Kosovën në top prioritet”, ka shkruar Grenell. /Insajderi.com