Grenell: Marrëveshja e Uashingtonit po zbatohet

Grenell: Marrëveshja e Uashingtonit po zbatohet

I Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se marrëveshja ekonomike e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator është duke u zbatuar, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter, duke shpërndarë shkresën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, kur Departamenti Amerikan për Energji kishte vizituar Kosovën.

Në këtë postim Grenell tutje tha se Administrata Trump është duke ndërmarrë veprime të shpejta.

“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkuar Grenell. /Insajderi.com