Kosova e Serbia do ta rifillojnë dialogun e përbashkët. Një takim startues pritet të mbahet në Uashington, me 27 qershor.

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen me 27 të këtij muaji në Uashington për të biseduar rreth dialogut, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter, i dërguari i ShBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
“Lajm i mrekullueshëm. Kam marrë zotimin e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që përkohësisht të ndalohet kampanja e mos-njohjeve dhe ndjekja e anëtarësisë në organizata ndërkombëtare në mënyrë që të takohemi në Uashington, në shtëpinë e bardhë, me 27 qershor, për të diskutuar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Grenell vazhdon me një cicërim të dytë, duke thënë se nëse palët ndahen të pakënaqura nga takimi, atëherë janë të lira t’i kthehen gjendjes në të cilën veç janë – status quos.
“Nëse secila palë janë të pakënaqura nga bisedimet e 27 qershorit, atëherë do të kthehen prapa në gjendjen e tanishme, pasi të largohen nga Uashingtoni”, shkruan Grenell.
“Ashtu siç kemi thënë vazhdimisht, fillimisht duhet të bëjmë progres në ekonomi. Ky është fokusi. Jam në pritje të këtyre bisedime”.
Great news! I have received the commitment from the governments of Kosovo and Serbia to temporarily pause the derecognition campaign and the seeking of international memberships in order to meet in Washington, DC at the White House on June 27 for Dialogue discussions. (1/2)
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020
If either side is unsatisfied with the June 27 discussions then they will go back to the status quo after they leave Washington.
As we have consistently said, we must first make progress on growing the economies. This is the focus. I look forward to these discussions. (2/2) https://t.co/r5QLDuC1XI— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020