
Kosova dhe Izraeli zyrtarisht kanë formalizuar marrëdhëniet diplomatike mes vete, përmes një ceremonie virtuale ndërmjet krye-diplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrit të jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, njofton Insajderi.
Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur të hënën ditë të mrekullueshme.
Ai përmes një postimi në Twitter, falënderoi ministren Haradinaj-Stublla, ish-presidentin Trump, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.
“Një ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova nënshkruajnë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit, MelizaHaradinaj, IsraelMFA, Donald Trump dhe SecBlinken, për angazhimin tuaj për ta bërë sot një ditë me të vërtetë historike!”, ka shkruar Grenell./Insajderi.com
A great day.
Israel and Kosovo officially sign diplomatic relations.
Thank you, @MelizaHaradinaj, @IsraelMFA, Donald Trump and @SecBlinken for your commitment to making today a truly historic day! pic.twitter.com/z4kSNjuqFY
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 1, 2021