Influenca e Putin-it

Grenell për TV Newsmax: Jemi të shqetësuar për influencën ruse në Kosovë e Serbi

Amerika do raporte më të mira në mes Kosovës e Serbisë edhe për faktin se influenca ruse me politikat e saj de-stabilizuese është aktive në këtë regjion.

Grenell për TV Newsmax: Jemi të shqetësuar për influencën ruse në Kosovë e Serbi

Richard Grenell, emisari special i presidentit amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja është e shqetësuar për influencën ruse në regjionin e Ballkanit, njofton Insajderi.

Ai në një intervistë për televizionin Newsmax, ka pohuar se këtë shqetësim e kanë pasur gjithmonë, prandaj edhe kanë marrë rol më aktiv për përmirësimin e raporteve Kosovë – Serbi.

“Gjithmonë kemi qenë dhe jemi të shqetësuar për propagandën që shtynë Rusia dhe politikat de-stabilizuese të Rusisë”, ka deklaruar Grenell, njofton Insajderi.

Ai ka folur edhe për takimin që pritet të mbahet me 27 qershor në Uashington.

“Kemi vendosur të përfshihemi sepse ka një histori të gjatë dhe shumë të ashtuquajtur ekspertë kanë shtyrë dhe janë marrë vetëm me çështjet politike, por unë kam filluar të diskutoj edhe për çështje ekonomike”.

“Qytetarët në Kosovë e Serbi duhan punë, zhvillim ekonomik dhe shpresë. Prandaj ne duhet të përmirësojmë ekonominë”, pohoi Grenell, duke shtuar se çështjet politike do ua lënë evropianëve./Insajderi.com