Emisari special i SHBA-ve, Richard Grenell, ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se presidenti Hashim Thaçi e ka njoftuar që nuk do të udhëtojë për në Uashington, pas aktakuzës nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.
“Presidenti I Kosovës sapo na ka informuar se e ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij që të mos merr pjesë në bisedime derisa çështjet ligjore nga këto akuza të sqarohen”, ka shkruar Grenell.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Krye-parlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.
The President of Kosovo has just informed us that he has canceled his trip to Washington, D.C. following the announcement made by the Special Prosecutors Office.
I respect his decision not to attend the discussions until the legal issues of those allegations are settled.— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 24, 2020