Grenell thotë se ka ardhur për të zbatuar marrëveshjen

Grenell thotë se ka ardhur për të zbatuar marrëveshjen

I Dërguari i Posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në konferencën e mbajtur sot pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, ka thënë se ka ardhur këtu për të bërë dy studime fizibiliteti, njofton Insajderi.

Ai thotë se këto studime janë vetëm për punët ekonomike, për të zhvilluar dhe të krijuar punë për të rinjt e vendit.

“President Trump tha shkoni dhe gjeni një mënyrë për të zhvilluar dhe krijuar punë për të rinjt e Kosovës dhe Serbisë. Kemi bërë dy studime të fizibilitetit të cilat janë vetëm për punë ekonomike, për këtë gjë kam ardhur këtu”, ka thënë Grenell.

Ai tutje tregoi se çka ka dashur të thotë presidenti i SHBA-së, Donald Trump me vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë, deklaratë kjo që e tha në një tubim elektoral në Karolinë.

“Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte për atë që Trump tha shkoni të bëni diçka ndryshe. Unë jam i lumtur për të gjitha deklratat e tij meqë të gjitha shtyjnë në veprime ekonomike”, tha ai. /Insajderi.com