fbpx

Greta Koçi tregon se a do të martohej me një mashkull të varfër

Greta Koçi tregon se a do të martohej me një mashkull të varfër

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, përmes së cilave rrëmben vëmendjen e fansave.

Së fundmi, Greta u dha mundësinë ndjekësve të saj që t’i parashtrojnë nga një pyetje të çfarëdoshme, dhe në të kundërtën ajo do t’i përgjigjej.

Mes shumë pyetjeve, një që i ra në sy këngëtares ishte ajo kur një nga fansat e kishte pyetur nëse do të martohej me një njeri të varfër.

Greta nuk ka nguruar të përgjigjet, duke e quajtur fillimisht si një pyetje të munguar.

Këngëtarja sqaroi se sipas saj mashkulli ideal është një shok i jetës, besnik dhe disa nga kriteret që kërkon janë arsimimi dhe mençuria.

Duke përllogaritur të gjitha këto, Greta i drejtohet në fund fansit me pyetjen se a mundet që një njeri me këto virtyte të mos ketë mundësinë e mbijetesës?  /Insajderi.com