Greta Thunberg për motin ekstrem: Ngjarjet ekstreme do të bëhen më të shpeshta

Greta Thunberg për motin ekstrem: Ngjarjet ekstreme do të bëhen më të shpeshta

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, ka shkruar rreth motit ekstrem nëpër botë – pasi në Evropë ka përmbytje e në Kanada nxehtësi të madhe.

Sipas saj ngjarjet ekstrem të motit do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

“Pas zhvillimeve katastrofike të fundit – veçanërisht në Evropën Perëndimore – të gjithë duket se flasin për emergjencën e klimës, dhe me të drejtë. Por, sapo të mbarojnë këto tragjedi, ka shumë të ngjarë ta harrojmë atë dhe të vazhdojmë më përpara”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, nëse nuk e trajtojmë krizën si një krizë gjatë gjithë kohës, ne nuk do të jemi në gjendje të ndalojmë emergjencën e klimës.

“Njerëzit në pushtet tani po përpiqen të veprojnë me përgjegjësi, duke thënë shumë fjalë të bukura. Të gjithë duket se harrojnë se janë ata që janë përgjegjës për të na vendosur në një shteg drejt një planeti disa gradësh më të nxehtë dhe të destabilizua”, ka thënë aktivistja.

Përndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar gjatë fushatës dhe pas saj se çështjen e klimës do ta ketë në fokus. /Insajderi.com