Greva e punëtorëve të hekurudhës në Francë hyn në javën e katërt

Greva e punëtorëve të hekurudhës në Francë hyn në javën e katërt

Grevat e punëtorëve të transportit hekurudhor në Francë kanë vazhduar edhe në Ditën e Krishtlindjes, duke u shkaktuar probleme udhëtarëve që janë nisur drejt shtëpive të tyre për të kaluar këtë ditë me familjet apo miqtë e tyre.

Shumë persona kanë bërë zgjidhje në minutat e fundit, pasi protestat kundër një reforme për pensione kanë rezultuar me mijëra anulime të udhëtimeve të trenave.

Stacionet kryesore të trenave në Paris kanë qenë të mbyllura.

Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç do të marrin pension më të ulët.

Qeveria ka thënë se ky ndryshim është i nevojshëm për të krijuar një sistem të drejtë të pensionit.