Griezmann rinovon kontratën me Atleticon

Griezmann rinovon kontratën me Atleticon

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka rinovuar dje kontratën me Atletico Madridin. Francezi ka vazhduar qëndrimin te madrilienët deri më 2022.

Sipas “Cadena Cape”, Atletico ka futur në kontratën e Griezmann një klauzolë jo edhe aq të madhe.

Skuadra që është e interesuar për shërbimet e tij duhet të paguajë 100 milionë euro për ta marrë automatikisht.

Kjo shifër nuk është edhe aq e madhe pasi që atë e ka ofruar Manchester United që në këtë afat kalimtar, ofertë që u refuzua.

Për Griezmann kanë qenw tw interesuar skuadra të famshme evropiane si ato Man.UTD, Chelsea, PSG dhe Inter.