Gruaja e Astrit Deharit mes lotësh: S’ia patëm borxh kërkujt këtë dhimtë

Gruaja e Astrit Deharit mes lotësh: S’ia patëm borxh kërkujt këtë dhimtë

Pas marrjes së ekspertizës zvicerane për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, kanë folur familjarët e Deharit.

Avni Deharit ka treguar për konkluzionet e ekspertizës së Institutit zviceran të mjekësisë ligjore në të cilin sipas tij thuhet që djali i tij është vrarë.

Ndërkohë pak fjalë ka thënë edhe gruaja e Astritit, Arta, e cila mes lotësh ka kërkuar që të vendoset drejtësi.

“Unë besoj që drejtësisë duhet te marre me këtë pune dhe drejtësia do te shkoj ne vend. Sido që të jetë s’ia patëm borxh kurrkujt këtë dhimbtë”, tha ajo./Insajderi.com