Gruaja e Enver Zymberit mbetet pa shtëpi – paditë babanë dhe vëllanë e Enverit

Gruaja e Enver Zymberit mbetet pa shtëpi – paditë babanë dhe vëllanë e Enverit

Beteja e bashkëshortes së heroit të Kosovës, Enver Zymber po vazhdon. Ajo pas humbjes së burrit si pjesëtar i Policisë së Kosovës, tashmë ka filluar betejën me babanë dhe vëllanë e burrit të saj.

Ajo po thotë se ka mbetur pa shtëpi dhe për këtë po i akuzon vjehrrin dhe kunatin e saj.

InDoks nis sezonin e ri, transmeton dokumentarin “Shteti që vret gra!”

Drita Zybmeraj, bashkëshortja e heroit të Kosovës që u vra deri sa ishte në detyrë si polic i Kosovës, po thotë se paratë që u grumbulluan nuk i mori ajo. Po thotë se ato u keqpërdorën nga vjehrri dhe kunati i saj.

InDoks | Shteti që vret gra!

InDoks | Shteti që vret gra!◾ Ndiqni intërvistën eksluzive me nënën e Donjeta Pajazitit, viktimën e mosfunksionimit të shtetit◾ Intërvistën me ish-presidentën Atifete Jahjaga◾ Detajet e rastit të avokatit Tomë V. Gashi, i cili dyshohet se ka grushtuar gruan e ti.#InDoks është dokumentar i prodhuar nga Insajderi me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Sunday, 7 October 2018

“Ka pasë shumë njerëz që kanë dhënë pare, sa nuk e dimë as vetë. Ka qenë pare shumë e madhe. Te unë në bankë kanë qenë vetëm 52 mijë euro, e tjerat nuk e di sa kanë qenë, po i kanë marrë vjehrrit. Qato 32 mijë euro jam kanë shtatzënë edhe më kanë marrë vjehrri me gjithë valluan e vet edhe jam kanë në ndikim të barnave edhe nuk kam ditë, edhe masi që kam hyrë në veturë më kanë thënë që shpijnë e kam me qit në emër të tënd, sot e asaj ditë e ka në emër të Egzonit”, ka deklaruar ajo për T7.

Babai i Enverit, Muharrem Zymberaj ka mohuar pretendimet e nuses së djalit, ndonëse ka pranuar se me paratë e grumbulluara për Enverin, është ndërtuar shtëpia që gjendet në emër të djalit të tij.

“Çka janë ardhë në emër të saj i ka marrë ajo, çka janë ardhë për mu i kam marrë unë, edhe qysh po e sheh e kemi ndërtua këtë shpi, borxhe kemi pas. Vallahi 34 veç trualli, tani tjerat janë investuar këtu. E kom lut sikur evladin ajo veç lëshoma shpijnë dilni ju, po i rri i kam thanë sa të jem gjallë. S’ka pranuar. Me dëshirë të saj e kemi qit në emër të djalit, unë si kam thënë dil, ajo qytu u ardhë me babë te vet na ka ba presion. Me dëshirë të sajna nuk ka pas asnjë presion na se kemi shti me zor me i marrë paret aty, për me jetuar këtu”, ka deklaruar babai i Enverit.

Ajo për këtë çështje ka ngritur kallëzim penal, çka e ka konfirmuar edhe avokati i saj.