Gruaja e Phil Collins u nda me të përmes një mesazhi dhe u martua me një tjetër burrë

Gruaja e Phil Collins u nda me të përmes një mesazhi dhe u martua me një tjetër burrë

Phil Collins iu thye zemra kur ish-gruaja me të cilën ai rindezi romancën vendosi ta linte atë, përmes një mesazhi.

Dhe nëse Phil 69 vjeçar shpresonte që ish-gruaja e tij, Orianne Cevey, të mund të ndryshonte mendje, tash është shumë vonë, sepse ajo tashmë është martuar me dikë tjetër.

Phil dhe gruaja e tretë Orianne u martuan në vitin 1999 dhe gëzuan një romancë nëntë vjeçare para se të divorcoheshin në 2008.

Çifti kanë dy djem së bashku, Nicholas dhe Matthew dhe ata u takuan kur Orianne po punonte si përkthyese për këngëtarin.

Phil dhe Orianne u bashkuan në vitin 2016 pasi u transferuan në Miami, Florida.

Këngëtari tha se u zhvendos atje për të qenë më pranë djemve të tij para se të dashurohej përsëri me ish-gruan e tij.

Phil e mori tekstin në muajin korrik dhe më 2 gusht Orianne u martua fshehurazi me kitaristin Thomas Bates në Las Vegas.

Orianne shkroi në mesazh që ajo kishte “gjetur dikë dhe do të dëshironte të shikonte nëse mund të ishte përsëri e lumtur”.

Ajo e identifikoi burrin vetëm me emrin “Thomas”./Insajderi.com