Gruaja e Xhemailit do të shkruajë një libër për sekretet e futbollit italian

Gruaja e Xhemailit do të shkruajë një libër për sekretet e futbollit italian

Erjona Sulejmani, gruaja e mesfushorit shqiptar, Blerim Xhemaili ka paralajmëruar se do të shkruajë një libër për sekretet e futbollit italian, ku do të rrëfejë shumë sekrete, përcjell albinfo.ch.

Erjona, gruaja e futbollistit shqiptar ka rrëfyer gjithashtu dashurinë për Italinë, shkruan “golssip.it”.

Ajo foli edhe për transferimin në Kanada, pasi tani Xhemaili luan në Montreal Impact. “Ne shpesh kthehemi në Napoli për të kaluar kohë me miqtë tani. Më mungon ngrohtësia e njerëzve. Më vjen shumë keq për eliminimin e Italisë nga Kampionati Botëror dhe më vjen keq për lojtarët që nuk do të shkojnë në Rusi, si Buffon. Do të shkruaj një libër për futbollin. Do të dalë së shpejti dhe do të jetë i ‘nxehtë’. Do të tregoj të gjitha sekretet dhe çka ndodh prapa futbollit italian”, theksoi Erjona.

Ajo është modele, derisa gjithashtu në Kampionatin Evropian në Francë, ishte shpallur tifozja më e bukur.