Gruaja hakmerret për dhunim duke ia prerë penisin vëllait të burrit

Gruaja hakmerret për dhunim duke ia prerë penisin vëllait të burrit

Një 32 vjeçare Indiane i preu penisin vëllait të burrit të saj dhe e mori atë në polici me pretendimin se ai e dhunoi.

E shoqëruar nga tre fëmijët e saj në qarkun Sidhi, në Indinë qendrore, në stacionin policor ku edhe i tregoj oficerëve për prerjen e penisit, njofton The Times of India, raporton Insajderi.

Policia u përpoq që të dërgoi mbështetje mjekësore për njeriun, por ai u gjet i vetëvrarë në shtëpi. Trupi i tij thuhet të jetë gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë së tij.

Gruaja kishte jetuar me burrin e vëllait të saj për shkak se burri i saj ka punuar më shumë se 700 kilometra larg shtëpisë, në Nashik, Maharashtra.

Ajo thuhet se i tha policisë se ajo kishte përdorur një drapër për t’ia prerë penisin vëllait të burrit pasi kjo ishte mënyra e vetme për ta ndaluar atë.