fbpx

Gruaja lind fëmijën e 8-të, dërgohet me helikopter nga Burreli në Tiranë

Gruaja lind fëmijën e 8-të, dërgohet me helikopter nga Burreli në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”  shkruan se një nënë 41-vjeçare pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë.

Nëna nga Burreli pasi shfaqi komplikacione, ajo është transportuar menjëherë drejt  spitalit “Koço Gliozheni” dhe prej aty solli në jetë fëmijën, ndërsa ajo gëzon shëndet të plotë së bashku me foshnjën e porsalindur.

“Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8️⃣😇 falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare. E paraqitur me komplikacione në maternitetin e #Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit. Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të 8️⃣😇 Nëna dhe i porsalinduri gëzojnë shëndet të plotë🙏🏼 ekipeve mjekësore👏🏼#ShëndetësiaNëGadishmëri🚨”, shkruan Mansatirliu.