Gruaja që riktheu qentë e Lady Gaga-s do të shpërblehet me qindra mijëra dollarë

Gruaja që riktheu qentë e Lady Gaga-s do të shpërblehet me qindra mijëra dollarë

Sipas TMZ, dy qentë bulldogë francezë të Lady Gaga-s që u vodhën këtë javë u gjetën të lidhur në një shtyllë në një rrugicë, milje larg nga u kidnapuan dhe gjetësi do të shpërblehet me një shifër bujare nga këngëtarja, njofton Insajderi.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për TMZ, ata besojnë se gruaja që gjeti qentë është një bamirëse që që rastisi në qentë dhe i njohu ata nga e gjithë vëmendja mediatike.

Ajo tha se i gjeti qentë dhe ajo u këshillua t’i çonte në një stacion policor aty pranë. Qentë janë mirë.

Policia beson se gruaja nuk ka asnjë përfshirje në kidnapim, kështu që ajo la qentë në polici dhe u largua. Sa i përket shpërblimit, burimet e lidhura drejtpërdrejt me Gaga thanë për TMZ se ajo “me kënaqësi” do t’i paguajë 500,000 dollarë si shpërblim gruas. /Insajderi.com