Gruaja që vuan nga sëmundja misterioze, e cila i bën kockat të zhduken

Gruaja që vuan nga sëmundja misterioze, e cila i bën kockat të zhduken

Një publikim i BMJ Case Reports sjell një rast befasues. Pacientja ishte një grua që vuante nga dhimbjet në krah dhe në supin e majtë. Analizat treguan një lezion tumoral në sup (humerus), çka i bëri mjekët të besonin se ishte një rast i kancerit të kockave, por analizat e mëtejshme treguan që gruaja nuk kishte kancer.

Ajo që është më befasuese është se radiografitë treguan se si humerusi dhe ulna (një nga kockat e parakrahut) ishin zhdukur. Si ishte e mundur kjo gjë?

Arsyeja është se gruaja vuante nga një sëmundje tejet e rrallë të quajtur Gorham-Stout, ose e njohur si sindroma e kockave që zveniten. Me këtë sëmundje janë diagnostikuar 62 raste deri më tani.

Kjo sëmundje karakterizohet nga një rritje jo normale e kanaleve ose të vazave linfatike që shkakton thyerje të kockave dhe që zëvendësohen nga inde tumorale, por jo malinje. Shkaku i kësaj sëmundje është i panjohur. Sëmundja nuk shfaqet tek të gjithë pacientët në të njëjtën formë. Disa i prek vetëm në disa zona të lokalizuara të trupit dhe në kocka konkrete, por ka edhe të tjerë që i prek në zona shumë të ndjeshme si shtylla kurrizore dhe që vuajnë më pas nga paraliza e përgjithshme.