Gruaja shqiptare vret 7-vjeçaren në një park para prindërve të saj

Emily ishte therur për vdekje, derisa ishte me prindërit e saj, që ishin dëshmitar të sulmit. Sulmuesja ishte arrestuar menjëherë nga policia dhe ishte dërguar menjëherë për trajtim mental.

Gruaja shqiptare vret 7-vjeçaren në një park para prindërve të saj

Një grua, me prejardhje shqiptare, ka pranuar se pa dashje e ka vrarë një shtat vjeçare në një park publik në Ditën e Nënës, shkruan The Guardian, njofton Insajderi.

Eltiona Skana, 30 vjeçare, u deklaruar fajtore për vrasjen pa dashje, derisa është paraqitur në një dëgjim në Gjykatën Mbretërore në Manchester, përmes video-linkut, nga spitali i sigurisë së lartë Rampton, në Nottinghamshire.

Ajo në paraqitjen e saj nga spitali, ishte e shoqëruar me një nga avokatët mbrojtës.

Skana përkundër se pranojë sulmin, u deklarua “e pafajshme”, në akuzën tjetër të vrasjes me qëllim të Emily Jones, me 22 mars në Parkun e Mbretëreshës në Bolton.

Prokurorët kanë shtatë ditë afat për ta dërguar rastin në Apel. Ndërsa një tjetër seancë gjyqësore për vrasje me dashje, është caktuar për 23 nëntor, pasi Michael Brady, nga ekipi i prokurorëve, ka kërkuar nga gjyqtari i Seancës, Justice Henshaë, të shtyjë për shtatë ditë seancën e radhës, në mënyrë që të kenë kohë ta formulojnë kërkesën për Apel.

Gjyqtari është pajtuar për shtyrje, duke shtuar se ky rast do të trajtohet në një “gjykim të plotë”, me datën 23 nëntor.

Emily ishte therur për vdekje, derisa ishte me prindërit e saj, që ishin dëshmitar të sulmit. Sulmuesja ishte arrestuar menjëherë nga policia dhe ishte dërguar menjëherë për trajtim mental.

Babai i Emily-it, Mark Jones, ishte i pranishëm në gjykim, nëna e saj jo, shkruan Guardian.

Dëgjimi i radhës pritet të mbahet pas shtatë ditësh./Insajderi.com