Gruaja vranë burrin me tohollues – kishte mbetur një natë i vdekur në tualet

Gruaja vranë burrin me tohollues – kishte mbetur një natë i vdekur në tualet

Një grua e ka vrarë burrin e saj pas rrahjeve të vazhdueshme, duke përfshirë goditjen me tohollues. Ajo është dënuar me burg të përjetshëm, shkruan Insajderi.

Hannegret Donnelly, 55 vjeçare me prejardhje gjermane, është dënuar të shërbej për 16 vite në burg pas dënimit që iu është dhënë pasi që ka varë burrin e saj, Christopher Donnelly në shtëpinë ku jetonin bashkë më katër fëmijët e tyre në Buckinghamshire.

Ish gruaja e Christopher e kontrollonte jetën e tij me anë të kërcënimeve, rrahjeve dhe sjelljeve të saj dominante e abuzive, të cilat e dobësuan trupin e tij deri sa vdiq.

Ish mësuesi i muzikës mbeti i vdekur në tualetin e shtëpisë së tyre për një natë të tërë para se gruaja të njoftonte policinë.

Detektivët gjetën gjakun e  tij kudo në mobilie shkaku i rrahjeve të vazhdueshme nga ana e gruas.

Qifti kishin qenë  të martuar për 23 vite dhe jetonin bënin një jetë të izoluar bashkë më fëmijët e  tyre të moshave 13 deri 21 duke iu shmangur teknologjisë moderne.

Donnelly i kishte thënë policisë se kishte diçka të çuditshme në shtëpinë e tyre që kishte ndikuar në shëndetin e saj dhe  të burrit, dhe  në atë kohë ai i mirëpriste rrahjet e saj.

Por pastaj ajo kishte shtuar se arsyeja e rrahjeve nuk ishte për vetëmbrojtje, por sepse ai bënte gjëra që ajo nuk i pëlqente, apo fliste për tema të gabuara dhe ishte i pa interesuar.

Ajo nuk kishte menduar se kjo situatë do të përfundoi me vdekje, por ashtu ndodhi

Christopher pa dyshim kishte vuajtur shumë nga dhuna që i kishte shkaktuar gruaja e tij, e cila nuk kishte arritur të njoftonte ambulancën në kohën e duhur./Insajderi.com