Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë në kabinetin e tij mbajti takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.
Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, temë e bisedimeve kanë qenë ngjarjet aktuale dhe zgjidhjet e mundshme për dalje nga kjo situatë e tensionuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi i takimit ishte të stimulohet pajtim dhe normalizim të proceseve politike në Maqedoni. Të pranishmit në takim u dakorduan se bisedat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Takimi i mbajt pas arrestimit të djeshëm të 36 personave të cilët dyshohen për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. Ata akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në vend.