Gruevski: Shqipja nuk do të bëhet kurrë gjuhë zyrtare në Maqedoni

Gruevski: Shqipja nuk do të bëhet kurrë gjuhë zyrtare në Maqedoni

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka vazhduar me retorikë nacionaliste në fushatë zgjedhore duke sulmuar liderin opozitar Zoran Zaev, i cili publikisht në opinion ka deklaruar se do të shqyrtojë mundësinë që gjuhën shqipe ta bëjë zyrtare në tërë territorin.

”Atë që e thotë Zaev për modelin zviceran për Maqedoninë duke e zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, vetëm e vërteton atë që e kam thënë më herët. Qytetarët e Maqedonisë asnjëherë nuk do të votojnë propozimet e Zoran Zaev për ta ndarë Maqedoninë që të futet në krizë më të thellë etnike. Qytetarët e Maqedonisë do të votojnë për përparimin dhe prosperitetin e vendit, platformë që e ofron vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër”, tha mes tjerash Gruevski.

Zgjedhjet e parakohshme qëndrore në Maqedoni do të mbahen në muajin e ardhshëm, më 11 dhjetor. /Insajderi.com