Grupet parlamentare të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-së, paralajmërojnë se do ta votojnë buxhetin

Grupet parlamentare të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-së, paralajmërojnë se do ta votojnë buxhetin

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhet në votim projektligji për Buxhetin 2021 në lexim të dytë, njofton Insajderi.

Fillimisht Arben Gashi, shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë leximin e projekt propozimit, dhe më pas ka kërkuar nga deutetet që ta votojnë këtë projektligj.

Më pas, shefi i Gripit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se “përkundër faktit së ky projektligj ka mangësi dhe hapësira për ndryshime, fillimit duhet të votohet dhe më  pas nga cilado qeveri në ardhje mund të rishikohet”.

Të njëjtin qëndrim e kanë pasur edhe grupet parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

AAK-ja dhe Nisma, në kuadër të këtij projektbuxheti kanë kërkuar që të votohen dhe disa amendamente shtesë që këto parti politike kanë propozuar në mbledhjen e komisioneve parlamentare./Insajderi.com