Grupi Guns N’ Roses ngre padi ndaj një prodhuesi birre

Grupi Guns N’ Roses ngre padi ndaj një prodhuesi birre

Grupi Guns N’ Roses ngriti padi në gjykatë ndaj një prodhuesi birre në Kolorado (perëndim të SHBA) për emërtimin e një birre me emrin “Guns ‘N’ Rosé”, rokerët e denoncuan rastin si një ”dëm të pariparueshëm” të shkaktuar nga shkelja e dyshuar e një marke të regjistruar.

Birra artizanale në fjalë, emri i së cilës përmban një ”e” me theks që i referohet verës me ngjyrë rozë është prodhuar nga Oskar Blues Brewery, që është pjesë e grupit ‘’Canarchy Craft Brewing Collective’’.

Në padinë e depozituar të enjten në një gjykatë federale të Los Angeles, grupi i muzikës hard rok akuzoi prodhuesin e birrës për tregtimin e produkteve se po ‘’luante në mënyrë të qëllimshme me reputacionin tregtar, prestigjin dhe famën e Guns N’ Roses, pa miratimin, autorizimin ose pëlqimin e GNR.

Grupi kërkon në këtë mënyrë të zhdëmtohet, përfshirë interesat dhe pagesën e shpenzimeve ligjore. Shuma e përgjithshme nuk bëhet publike.