Grupi muzikor nga Suedia sjellë një version të ri të “Xhamadanit Vija Vija”

Grupi muzikor nga Suedia sjellë një version të ri të “Xhamadanit Vija Vija”

Kompozitori Zef Çoba dhe poeti Alfred Çapaliku ka krijuar vargjet e këngës që dëgjohet kudo që ka shqiptarë, ndërsa këngëtarja që e ka sjellë e para, për të cilën edhe është krijuar kjo këngë, që titullin në origjinal e ka pasur “Kam një lot, m’pikon si ar”, është Shkurte Fejza, njofton Insajderi.

Pak ndoshta e dinë, por kënga është krijuar brenda një nate.

Një këngë e pasur me histori, është pëlqyer edhe nga artistë të huaj, e sidomos grup suedez që sot sollën edhe versionin e tyre të këngës. Artistë që nuk dinë shqip, por këndojnë me plotë zemër në shqip.

‘MadMan’s Choice’ janë një grup alternativ i rok metalit nga Gothenburg Suedia e dy vjët më parë ishin të ftuar të performojmë në Hardh Fest në Rahovec. Ata deshën të performonin një këngë shqipe në nder të publikut, e reagimi që morën ishte i jashtëzakonshëm.

Ishte kjo arsyeja pse grupi tani pas dy vjetësh, vendosën të ri-sjellin këngën “Xhamadani Vija Vija”.

“Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të performojmë në Hardh Fest në Rahovec, Kosovë. Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën “Xhamadani”, erdhi natyrshëm”, shkruan ndër të tjerash nën videon e publikuar në kanalin zyrtar të grupit në Youtube.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni të plotë këngën dhe videoklipin e grupit muzikor. /Insajderi.com