Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së

Grupi Parlamentar i PDK-së sapo ka përfunduar takimin në përpjekje për të nxjerrë qëndrim rreth mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Kurse në sallën e Kuvendit janë mbledhë pjesa më e madhe e deputetëve, duke pritur nisjen e seanës.

Opozita ka thënë se i kanë siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë, përderisa LDK-ja, e cila e ka postin e kryeministrit, ka thënë se është unike në këtë drejtim.

Gjatë ditës së sotme pritet që në Kuvend të procedohet edhe marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi./Insajderi.com