Grushte dhe futja në kthinën e errët- sekondat e frikshëm për punëtorin e rrahur nga “Bosi i Prizrenit”

Biznesmeni nga Prizreni ka arsyetuar dhunën ndaj kamarierit të restorantit, me siç ka thënë ai, rrahjen e djalit të vëllait të tij nga i njëjti kamarier, në po atë ditë.

Grushte dhe futja në kthinën e errët- sekondat e frikshëm për punëtorin e rrahur nga “Bosi i Prizrenit”

Kamarieri i restorantit “Koha” në Prizren i përjetoi sekondat e tmerrit në vendin e tij të punës, teksa u sulmua nga shefi i restorantit, Burim Sallauka, në një rast që ndodhi disa muaj më parë.

Në një video të cilën e ka siguruar Insajderi të dielën, shihet Sallauka teksa e grushton për disa sekonda punëtorin e tij dhe sulmin e vazhdon edhe më tej. Duke e grushtuar punëtorin, Sallauka e dërgon atë drejt një kthine të lokalit – e pa vrojtuar nga kamerat e lokalit – për ta vazhduar sulmin edhe më tutje.

I telefonuar nga Insajderi, biznesmeni fillimisht ka mohuar ta ketë kryer sulmin. Ka thënë se gjatë kësaj jave ka qenë në Prevallë, ku drejton një restorant tjetër.

Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO

“Nuk e kam sulmu unë askënd. Nuk e di se as për çfarë sulmi je duke fol”, ka thënë fillimisht Sallauka. “Për çfarë video bëhet fjalë?”, ka pyetur ai.

“Nuk është e vërtetë, unë qe një javë jam në Prevallë. Nuk ka asgjë [të vërtetë]”, ka thënë Sallauka. “Nuk është e vërtetë a është e vërtetë… ju mos më qitni. Emrin tim mos e qit, nuk është e vërtetë ajo”.

Insajderi i ka dërguar Sallaukës videon në të cilën shihet ai duke grushtuar punëtorin, por ai nuk ka kthyer përgjigje për rreth 40 minuta. Mirëpo pas publikimit të lajmit, ai ka telefonuar në redaksinë e gazetës për ta pranuar fajin. Ka thënë se rasti ka ndodhur para disa muajsh.

Fillimisht ka thënë se sulmi nuk ka ndodhur gjatë javës, por para dy vitesh. Por, kur është pyetur në cilin vit ka ndodhur ngjarja, ai ka thënë se bëhet fjalë për vitin 2017, por është shprehur se nuk e di saktë në cilin muaj.

Biznesmeni nga Prizreni ka arsyetuar dhunën ndaj kamarierit të restorantit, me siç ka thënë ai, rrahjen e djalit të vëllait të tij nga i njëjti kamarier, në po atë ditë.

“Rasti ka ndodhur në vitin 2017”, ka thënë ai. “Shumë është e vërtetë që i ka hangër nja dy-tri shuplaka, por djali i vëllait tim i ka hangër dy grushte [prej punëtorit, v.j]. Kjo ka ndodhur para dy vitesh, sepse ky punëtor nuk punon qe dy vite tek unë”.

“Ky ia ka dhënë dy grushta djalit të vëllait, e unë kam qenë me mysafir poshtë kur më thirrë pastaj ai djali [siç shihet në video, v.j]. Bile ata mysafirët janë habitur qysh ka guxuar ai ta sulmojë djalin e vëllait tim”

Sallauka ka thënë se lokali në të cilin është incizuar sulmi ndaj punëtorit, nuk është më aktiv. Ka thënë se e ka mbyllur lokalin të hënën e javës së kaluar.

“Ky lokal i imi nuk punon prej të hënës, e kam mbyllë të hënën lokalin. Unë kam dëshmitar që ai i ka rënë një fëmije 14-vjeçar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka biseduar edhe me babain e punëtorit të sulmuar, i cili siç ka thënë ai, është imam në Prizren.

“Kjo punë është mbyllë; ky djali e ka babën hoxhë dhe vjen çdo ditë më kalon përpara shtëpisë time”, ka thënë Sallauka. “Ne jemi rregullu me të. Babai i tij është hoxhë, çdo ditë kalon afër shtëpisë time; jemi marrë vesh me babain e tij madje është marre tash prej xhematit të babait të tij mi thanë nesër: ‘qy çka i ka bë djalit’”. /Insajderi.com

Klikoni këtu për të parë, dokumentarin e InDoks për të drejtat e punëtorëve në Kosovë: VIDEO