Guardiola: Cruyff është i pakrahasueshëm

Guardiola: Cruyff është i pakrahasueshëm

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola beson se trashigëmia e Johan Cruyff tek Barcelona dhe e gjithë bota e futbollit është e pakrahasueshme.

Ish-anëtari i Ajaxit, Barcelonës dhe Holandës vdiq të enjten pas një lufte të gjatë me kancerin.

Duke folur për radio stacionin RAC 1 të Katalunisë, Guardiola deklaroi se Cruyff është i pakrahasueshëm, shkruan Goal.com.

“Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me atë që Cruyff ka bërë për futbollin. Futbolli i 25 viteve të fundit në Barcelona i takon atij dhe kjo është diçka pathyeshëm”, pohoi tekniku spanjoll, raporton Insajderi.

Ai tha se e gjithë ajo çfarë Cruyff ka bërë për futbollin nuk duhet të llogaritet me trofe, por me ndryshimet e mëdha që ka bërë në këtë sport, duke iu referuar “futbollit total”.

“Trashëgimia e tij nuk matet me trofe. Ajo është më tepër nga fakti se ai ka zbatuar ndryshime të mëdha. Johan ka ndryshuar dy klube. Por jo vetëm Ajax dhe Barcelona, ai ndryshoi edhe ekipet kombëtare të Holandës dhe Spanjës”, ka thënë Guardiola. /Insajderi.com