Guardiola e mposht Barcelonën në garën për yllin e La Ligas

Guardiola e mposht Barcelonën në garën për yllin e La Ligas

Manchester City është shumë afër ta kompletojë një transferim të madh në afatin kalitmar të radhës.

Kampioni në fuqi i Premierligës ka pë synim që të transferojë mesfushorin Saul Niguez nga Atletico Madrid.

Skuadra angleze kishte tentuar në janar ta transferonte Frenkie De Jongun, por lojtari kaloi te Barcelona.

Tani, Manchester City është shumë afër ta transferojë Saul Niguezin nga Atletico Madrid.

Sipas ESPN, marrëveshja me lojtarin është arritur, gjersa pritet akordi edhe në mes të dy skuadrave.

Klubi nga Manchesteri raportohet se e ka fituar garën me Barcelonën për 24-vjeçarin, i cili shihet si zëvendësuesi i Fernandinhos në “Etihad”. /Insporti.com/