Guardiola: Mourinhon do të shkojë ta fitojë ndeshjen me Arsenalin

Guardiola: Mourinhon do të shkojë ta fitojë ndeshjen me Arsenalin

Pep Guardiola ka thënë se Jose Mourinho do ta zgjedh skuadrën me të fortë për ndeshjen që Manchester United do ta zhvillojë me Arsenalin.

Mourinho ka një listë të gjatë me lëndime dhe kundër Arsenalit pritet të luajë me lojtarë më të rinj.

Lojtarë si Luke Shaw, Marcos Rojo dhe Zlatan Ibrahimovic, janë të lënduar deri në fund të sezonit, ndërsa Ashley Young dhe Marcus Rashford morën lëndime kundër Vigo të enjten.

“Jam i bindur që United do të shkojë në Londër për ta fituar ndeshjen”.

“Aq sa di unë për kohën që kam punuar kundër kolegut tim Jose Mourinho, ai kurrë nuk do ta linte një lojë”.

“Nuk ka rëndësi skuadra që do të luajë, vendimi i tij do të jetë që ai të udhëtojë atje dhe ta fitojë ndeshjen”, ka thënë Guardiola.