Guardiola: Nuk e di kur Manchester City do të luajë në mënyrën që unë dua

Guardiola: Nuk e di kur Manchester City do të luajë në mënyrën që unë dua

Trajneri i skuadrës angleze të Manchestre City, Pep Guardiola ka thënë se do të duhet kohë për të marrë veten pas humbjes në Anfield të shtunën.

Gjithashtu ai ka shtuar se “nuk e di kur do të fillojë ta marrë më të mirën nga Manchester City”, ka thënë Pep Guardiola, shkruan Goal.com.

Trajneri spanjoll pat këmbëngulur në fillim të sezonit, duke thënë se do ti duhej kohë për t’u përshtatur në Premier League dhe që lojtarët e tij ta kuptojnë plotësisht metodën e tij të lojës./Insajderi.com