Guardiola: Sane e donte largimin!

Trajneri i ekipit të Manchester City, Pep Guardiola, e ka pranuar që Sane tanimë mund të llogaritet lojtar i Bayern Munich!

Guardiola: Sane e donte largimin!

Leroy Sane, ishte një nga blerjet më të bujshme të ekipit nga Manchester-i, por “bashkëjetesa” e tyre, nuk zgjati aq sa pritej! Strategu nga Spanja, nuk ka arritur që ta bind Sanen, që ky i fundit të vazhdojë të qëndrojë tek ekipi i City-t!

“Sane donte të largohej. Akoma janë disa probleme të vogla që duhen të zgjidhen, por mendoj se ai po shkon në Munich! Ne i urojmë atij më të mirat si dhe e falënderojmë për kohën e kaluar tek ne.”

“Ai do të fillojë një etapë të re në jetën e tij, tek një klub fantastik siç është Bayern Munich”, deklaroi Pep.

54.8 milion funte, është shuma e cila do të paguhet nga Bayern, ndërsa qytetarët duhet të mendojnë zëvendësimin e tij/ Insajderi.com