Gucati e Haradinaj dalin para Gjykatës Speciale

Gucati e Haradinaj dalin para Gjykatës Speciale

Dy krerët e Organizatës së Veteranëve së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të dalin sot para Gjykatës Speciale.

Seanca fillon nga ora 10:00 dhe sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara do të trajtohet ecuria e çështjes kundër të Gucatit dhe Haradinajt.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan më 25 shtator të vitit 2020 nga forcat e EULEX-it me urdhërarrest të Dhomave të Specializuara.

Mbi ta rëndon akuza “pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Të dytë janë deklaruar të pafajshëm, teksa tash e disa muaj mbahen në Hagë. /Insajderi.com