Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, do të paraqiten të premten para Gjykatës Speciale.
Për këtë konferencë të radhës është përcaktuar që të nis nga ora 15:00, njofton Insajderi.
Gucati e Haradinaj ishin arrestuar më 25 shtator e pastaj akuza ndaj tyre ishte ngritur më 30 tetor e pastaj ajo ishte konfirmuar më 12 dhjetor.
Ata akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. /Insajderi.com