Gucati: Gjykata Speciale ka dërguar mbi 200 ftesa për intervistim

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se muaji tetor ka qenë shumë i nxehtë sa i përket dërgimit të ftesave për intervistim nga Gjykata Speciale.

Gucati: Gjykata Speciale ka dërguar mbi 200 ftesa për intervistim

“Nga 6 tetori deri më sot janë dërguar mbi 50 ftesa. Ftesa ka pasur që kanë ardhur edhe këtë të premte dhe të shtunë”, ka thënë Gucati.

Gucati në Sytë 7 ka thënë se përveç ish ushtarëve të UÇK-së, ftesa po vijnë edhe për qytetarë.

“Ne i kemi rreth 110 ftesa të regjistruara, por numri i ftesave kalon mbi 150 vetëm për ish ushtarët e UCK-së, kurse edhe me ftesat ndaj civilëve numri kalon mbi 200”, ka thënë Gucati.

Deri tani ai ka konfirmuar se janë intervistuar të gjithë komandantët e të gjitha zonave dhe se ftesat kanë ardhur edhe për shtabin e përgjithshëm.