Guillem Belague: Juve e ka ofruar Cristiano Ronaldo-n tek Barcelona(VIDEO)

Guillem Belague: Juve e ka ofruar Cristiano Ronaldo-n tek Barcelona(VIDEO)

Gazetari i mirënjohur nga Spanja, Guillem Belague, ka raportuar se Juventus, është duke kërkuar blerës për Cristiano Ronaldo-n, pasi ata nuk mund ta përballojnë pagën astronomike të tij.

“Lidhja e Cristiano Ronaldo-s me PSG, nuk është se PSG e kërkuan, por agjenti i Ronaldo-s, e ka vet ofruar, duke u përpjekur ta gjejë klubin e fundit për të në Evropë”, tha Belague për BBC, transmeton Insajderi.

“Ai është ofruar tek shumë ekipe, përfshirë edhe Real Madrid, por këta të fundit e refuzuan kategorikisht kthimin e tij. Juventus nuk mund të përballojë pagën e tij dhe e ka ofruar edhe tek Barcelona.”, raportoi Bellague.

Cristiano Ronaldo, ka qenë lojtari kyç i Juventus, në këtë sezon, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit si dhe duke thyer rekord pas rekordi tek zonja e vjetër dhe Serie A. Ai fiton 23 milion euro në sezon nga Juventus./Insajderi.com.