fbpx

Guterres kërkon nga Turqia dhe Rusia ta stabilizojnë situatën në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Rusisë dhe Turqisë të stabilizojnë provincën Idlib në Siri, për të cilën ai thotë se vuan nga një "katastrofë humanitare".

Guterres kërkon nga Turqia dhe Rusia ta stabilizojnë situatën në Siri

“Unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e luftimeve në Idlib dhe situata është veçanërisht e rrezikshme duke pasur parasysh përfshirjen e një numri më të madh të aktorëve”, tha Guterres, derisa u bëri thirrje Moskës dhe Ankarasë për të stabilizuar situatën pa vonesë.

Rusia, aleati kryesor i qeverisë së Sirisë, dhe Turqia e cila ka mbështetur rebelët anti-qeveritar në luftën civile tetëvjeçare, vitin e kaluar bashkë-sponsorizuan një marrëveshje për ulje të tensioneve në zonën e Sirisë veriperëndimore.

Por marrëveshja nuk u zbatua, duke detyruar qindra mijëra civilë të ikin nga Idlibi, ku rebelët e anti-qeveritar po luftojnë kundër qeverisë siriane.

Nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Mark Lowcock i tha Këshillit të Sigurimit se pas ofensivës së trupave qeveritare në Idlib më 30 prill, rreth 330.000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se 230 civilë kanë vdekur.