Guvernatori amerikan voton projektligjin “Anti-LGBT” – Coca Cola kërcënon me bojkot

Guvernatori i shtetit amerikan të Gjeorgjisë, Nathan Deal, të hënën tha se ai do të votoj kundër legjislacionit që mbron kundërshtarët e martesave të të njëjtit seks, pas kërënimit nga kompanitë e biznesit se do ta lënë shtetin nëse miratohet ky ligj.

Guvernatori amerikan voton projektligjin “Anti-LGBT” – Coca Cola kërcënon me bojkot

Republikani njoftoi vendimin e tij gjatë një konference shtypi në zyrën e tij, duke thënë se do të votoj pro pasi s’ka shembuj që dëshmojnë të kundërtën.

“Unë i kam shqyrtuar mbrojtjet që ky projektligj propozon për të parandaluar për besimin e komunitetin dhe unë nuk munda të gjej asnjë shembuj të ndonjë prej këtyre rrethanave të ndodhin në shtetin tonë”, tha Deal.

Deal  tha se  nuk do të diskriminoj askënd me votimin e ligjit, të njohur ndryshe si “Anti LGBT”.

“Unë nuk mendoj se nuk duhet të diskriminojnë askënd për të mbrojtur komunitetin e bazuar në besim në Gjeorgji”, tha Deal.

Ky ligj parasheh të mbrojë klerikët të cilët nuk do të bekonin martesat e homoseksualëve.

Coca-Cola dhe kompanitë e tjera të mëdha në Gjeorgji u bashkuan me figura të shquara të Hollivudit dhe studio filmash duke i bërë thirrje guvernatorit që marrëveshja të hidhej poshtë. Disa kërcënuan me bojkotim të shtetit, nëse marrëveshja nuk ka veto.