
Gwyneth Paltrow tronditi fansat kur ajo u fotografua plotësisht e zhveshur për të shënuar 48 vjetorin e lindjes, duke e lënë vajzën e saj Apple të mërzitur.
Ylli me krenari tregoi trupin e saj të lakmueshëm ndërsa bënte shaka për pozimin me “kostumin e ditëlindjes” së saj.
Aktorja e postoi foton në Instagram duke e ndërlidhur figurën e saj të tonifikuar me ndërmarrjen e saj të bukurisë dhe kujdesit për lëkurën “GOOP”.
Gëyneth pozon e buzëqeshur me fytyrën e saj natyrale, pa make up, përderisa një këmbë e ka ngritur për të mbuluar pjesët intime.
Një eksibicioniste e vërtetë, ajo pozonte në një ambien të hapur, me shumë pemë përreth.
“Ju falenderoj shumë për urimet e ditelindjes dhe falenderoj GOOP për gjalpin e ri të lëkurës së trupit që më bën të ndjehem mirë në lëkurën time”, ka thënë ajo në shkrimin poshtë fotos./Insajderi.com
Burimi: The Sun