“Këtu ka lëvizje të dyshimta” – avokati tregon saktë vendin e gylenistëve

“Këtu ka lëvizje të dyshimta” – avokati tregon saktë vendin e gylenistëve

Avokati i gjashtë gylenistëve, Leutrim Syla, po pretendon se e din vendin e saktë se ku po mbahen klientët e tij.

Ai ka thënë në një bisedë për T7 se klientët e tij gjenden në Aeroportin “Adem Jashari” në pjesën e re të këtij objekti.

Po ashtu ka thënë se dyshimet e tij i kanë shtuar lëvizjet e çuditshme të zyrtarëve policor dhe zyrtarëve të aeroportit.

“Ne besojmë që janë këtu për shkak të lëvizjeve të çuditshme të zyrtarëve të aeroportit dhe të zyrtarëve të policisë”.

“As zyrtarë të Avokatit të Popullit që kanë qëndruar këtu katër orë nuk u është lejuar qasje në pjesën e re të aeroportit aty ku edhe ne po dyshojmë se gjenden klientët tanë. Ka informacione se të njëjtit janë parë në Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Syla/Insajderi.com