Hadergjonaj i lumtur me hapësirat që po ka në Ligën Premier

Hadergjonaj i lumtur me hapësirat që po ka në Ligën Premier

Florent Hadergjonaj e ka zënë vendin e titullarit tek skuadra e tij Huddersfield.

Huddersfield në dy ndeshjet e fundit në udhëtim ka marrë katër pikë, duke triumfuar 1-4 te Watfordi dhe duke ndalur Southamptonin në barazim 1-1.

Ylli nga Kosova ka qenë ndër më të mirët në fushën e lojës dhe kjo po e lumturon atë.

Në një prononcim për ‘Thesportsman’, Florenti ka folur për aventurën e tij në kampionatin anglez.

“Jam shumë i lumtur që kam luajtur rregullisht në këto ndeshjet e fundit, sepse është një rast i madh për mua”.

“Transferimi im ishte i vonshëm dhe e dija se më duhej kohë, por shokët e ekipit më ndihmuan të përshtatesha shumë shpejt. Tani jam i lumtur që jam adaptuar kaq shpejt edhe pse në fillim nuk ishte aq e lehtë”, thotë Hadergjonaj.

22-vjeçari thotë se për të është një gjë e madhe që luan në kampionatin anglez dhe një ëndërr e bërë realitet.

“Unë jam ende i ri. Të luash në Ligën Premier është një gjë e madhe, jo vetëm për mua, por për tërë qytetin”.

“Është një ëndërr dhe ne të gjithë po e shijojmë duke luajtur në Ligën Premier. Kemi rezultate të mira”, ka deklaruar Hadergjonaj.

Pas 19 javëve në kampionatin anglez, Huddersfield zë pozitën e 11 në tabelë me 22 pikë të grumbulluara.