Hadërgjonaj zyrtarizohet te skuadra turke Kasimpasa

Hadërgjonaj zyrtarizohet te skuadra turke Kasimpasa

Përfaqësuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është transferuar përfundimisht te skuadra turke  Kasimpasa, njofton Insajderi.

Mbrojtësi 26 vjeçar, në janar u huazua për gjysmën e sezonit te ekipi turk, nga ekipi anglez i Huddersfield Town, ndërsa pas paraqitjeve të mira me Kasimpasa, bindi drejtuesit turk ta blinin përfundimisht kartonin e lojtarit.

Gjatë huazimit te Kasimpasa, Hadërgjonaj u paraqit në 13 takime, ndërsa pas blerjes përfundimtare të futbollistit, mbrojtësi ka nënshkruar kontratë  tre vjeçare. /Insajderi.com