Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me" />

Hahn sot në Kosovë, a do ta bind qeverinë për heqjen e taksës?

Hahn sot në Kosovë, a do ta bind qeverinë për heqjen e taksës?

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Fokusi kryesor i vizitës do të jetë në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.