Hahn thirrje shqiptarëve: Ju lutem mos kërkoni azil

Hahn thirrje shqiptarëve: Ju lutem mos kërkoni azil

Komisioneri  për Zgjerimin, Johhanes Hahn vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri dhe tha se tashmë pret Vettingun, pasi tani nuk ka më asnjë justifikim.

Ai u bëri edhe një herë thirrje shqiptarëve që heqin dorë nga kërkesa e azilit në vendet e BE, pasi sipas tij në këtë mënyrë dëmtojnë jo vetëm veten por edhe vendin e tyre.

“Zgjedhjet e drejta dhe transparente kanë qenë një kusht për të ecur përpara. Tani nuk ka më asnjë justifikim që mund të përdoret. Tani mund të shkojmë drejt zbatimit dhe tani do të shohim rezultatet e para konkrete te Vettingut. Është e kotë që të shkoni në vendet e BE për të kërkuar azil, pasi dëmtoni veten, por edhe vendin tuaj. Duke e bërë këtë tregoni se vendi juaj nuk është gati të futet në BE gjë që nuk është aspak e vërtetë”, tha Hahn.(gazeta-shqip_